Nuk e prisnim të fitonim një shumë kaq të madhe parash, deklaruan këta punonjës të kanalizimeve pasi grumbulluan paratë e tyre për të blerë një biletë llotarie, shkruan BBC.

Dhe javën e kaluar ata morën vesh se kishin arritur xhekpotin.

Gratë – të cilat mbledhin mbeturina jo të biodegradueshme nga familjet në qytetin e Parappanangadi – zakonisht fitojnë rreth 250 rupi në ditë (3 dollarë).

Një nga fitueset, zonja Baby, humbi shtëpinë e saj nga përmbytjet shkatërruese në vitin 2018 dhe tani po planifikon të rindërtojë shtëpinë e saj dhe të paguajë borxhet e saj.

Por asnjë nga 11 gratë nuk ka ndërmend të lërë punën. Në të vërtetë, një ditë pas fitores së tyre, ata të gjithë u paraqitën si zakonisht për punët e tyre.

“Ne kemi vendosur për një gjë. Ne nuk do ta lëmë këtë punë sepse ishte ky kolektiv që na solli prosperitet”, thotë një fituese, znj. Leela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb