TIRANË

Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i partisë Lëvizja për Ndryshim që krijoi pak kohë para zgjedhjeve të 25 prillit. Lajmin e jep vet Topalli në një postim në “Facebook” ku falënderon stafin, kandidatët dhe aata që besuan.

“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje.
Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan.
Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”, shkruan Topalli.

Topalli Fb
Topalli Fb

Partia Lëvizja për Ndryshim nuk arriti të kalonte pragun në zgjedhjet parlamentare, duke marrë 7049 vota, ose 0.45% në rang vendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb