Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat nga jashtë sallës së Kuvendit pohoi se opozita duhet të ketë një kandidat për president.

“Opozita të ketë një kandidat. Ky duhet te jete konsensusi i parë duhet të jetë brenda opozitës. Ne si opozitë duhet të kemi një kandidat të përbashkët. Ky ka qenë diskutimi që kemi bërë, jemi takuar me shumë deputetë. kam diskutuat edhe me Alibeaj, Bylykbashin dhe zotin Boçi dhe me kandidatë të tjerë. Besoj që duhet të jetë një njeri që qëndron mbi palët dhe që qëndron për unitetin e popullit, Nëse opozita nuk garanton unitet mes vetes e kotë të diskutojë me mazhorancën’, tha Mediu.

I pyetur për 21 janarin, Mediu nuk pranoi të fliste për këtë çështje.

Keni folur për emra?

Mediu: Jo nuk kemi folur , kjo mbetet për tu diskutuar

Diskutim me zotin Balla?

Mediu: Është e domosdoshme deri tek pika kur arrijmë me bindjes se si do të votohet. Unë jam për një njeri që plotëson kushtet që i duhet Presidentit të Republikës.

Të gatshëm të mirëprisni propozimet të PS?

Mediu: Negociatat nuk duhet të jenë asnjëherë përjashtuese, nëse përcaktojmë kritere të qartë mendoj që kemi shanse për të arritur në një marrëdhënie të përbashkët. Ne si grup kemi qëndrim tonin dhe nuk mund të shkojmë në fund pa nisur procesin.

Mendoni se Rama do t’i leje hapësirë opozitës?

Mediu: Unë nuk i bëj hesapet me Ramën, por me faktorin opozitar që ka  një detyrim në raport me Kushtetutën dhe opinionin publik dhe nuk shkoj tek ideja për të bojkotuar procesin.

Koment për 21 janarin?

Mediu: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: