Mbretëresha Elizabeth II ka aktruar përkrah Daniel Craigut në skenarin humoristik që është emetuar gjatë Lojërave Olimpike Verore të Londrës në vitin 2012.

Në një emision të BBC-së është treguar se mbretëresha e ka fshehur nga familja e saj skeçin me James Bondin. Një prej kushteve për të marrë pjesë ka qenë që askush të mos jetë në dijeni rreth pjesëmarrjes së saj në këtë skenar.

James 780x439

Në një episod të emisionit “The Reunion”, prezantuesja Kirsty Wark ka folur me anëtarët e ekipit të produksionit që kanë punuar në ceremoninë hapëse të evenimenti, ku është shfaqur xhirimi.

Aty shfaqet Craig në rolin e agjentit 007 teksa e udhëheq mbretëreshën drejt stadiumit olimpik në Londër.

“Mbretëresha kurrë nuk ia ka thënë familjes së saj. Ky ka qenë njëri prej kushteve kur ka pranuar të jetë pjesë e projektit”, ka rrëfyer menaxheri i produksionit, Sam Hunter.

Nga ana tjetër edhe nga  ekipi i produksionit  është kërkuar që ta ruajnë sekretin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb