Dy javë më parë, Monika Lubonja ka festuar ditëlindjen, ku të pranishëm kanë qenë shokët e saj të ngushtë dhe disa nga ish banorët e “BBVIP”. Ndërkohë që ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e këngëtarit dhe ish banorit, Sabianit.

I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, këngëtari ka sqaruar se do të kishte marrë pjesë në festë, në rast se do t’i ishte dërguar një ftesë nga Lubonja.

“Nëse do më kishte ftuar do shkoja, ndoshta s’i ka shkuar mendja se nuk është se kemi ndonjë armiqësi. U takuam te datëlindja e Big Mamës, u përqafuam”, u shpreh ai.

Monika Lubonja kishte sqaruar më parë se arsyeja se përse nuk kishte ftuar në festë as Sabianin e as Ilir Shaqirin, ishte se pas përfundimit të “BBVIP”, nuk kishin mbajtur kontakte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb