TIRANE

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Fidel Ylli erdhi në një rrëfim ndryshe për programin Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa.
Në këtë intervistë ai foli dhe për postin e tij ku ndër tjera tha se ai nuk paguhet.

“Unë nuk paguhem si President i Komitetit Olimpik Kombëtar, nuk jam rrogëtar jam vullnetar. Kam lënë familjen dhe çdo gjë për t’u marrë me këtë post që ka shumë përgjegjësi. Nuk më bën rroga por më bën mundësia që më është dhënë të jem në krye të këtij institucioni që është ombrella e sporteve. Sporti është jeta ime”- tha Ylli për News24 ku zbuloi dhe për punimet për qytetin më të madh olimpik në botë që pritet të jetë në Shqipëri.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb