Ministrja për marrëdhëniet me Shtetit dhe Parlamentin, Elisa Spiropali i është kundërvënë ish-kryeministrit Sali Berisha, duke mos i ndalur akuzat dhe ironitë në drejtim të tij.

Ajo shigjetoi në këtë linjë edhe ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, që sipas saj vjen vonë në Kuvend se ngrihet vonë nga gjumi.

“Sali tre piramida kë ndërtuar në jetë, piramidat financiare, piramidat arsimore që bënë analfabet rininë dhe piramidat politike që në majtë të të cilave t’i nuk ngjitesh. Ti nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, por gjenerali i një ushtrie që mendon se gjallë. Politikisht se kështu ju uroj që të rroni 100 vite. Ju jeni mësimi më i hidhur për Shqipërinë. Ne duhet të shohim se si nuk duhet të jemi kurrë. Luli vjen këtu vonë, se zgjohet vonë nga gjumi dhe ikën herët se do gjumë prapë. Edhe 7 jetë, nuk e mund dot PS, dhe Shqipërinë. Ka bërë shumë rrugë, ka bërë para. Sa për energji, ia merr atij që vjen në 12 dhe ikën në 12:30. të dëgjova dhe jashtë që flisje për amnistinë e kanabisit, dhe dikur flisje si krenar. Nuk mbajte kurrë përgjegjësi. Edhe hija jote i tremb sot, jo më prezenca jote në qeveri kur ishe në qeveri. Ata që ishin aty ishin të tutë dhe me ta mbroje të tutë. Nuk the asnjë fjalë për raportin e DASH. I ikën si djali temjanit këtyre raporteve. Ne i lexojmë me laps dhe letër këto raporte.”, tha Spiropali.

Në fjalën e saj Spiropali akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se e konsideronte drejtësinë pronë të babai të tij e jo të ligjit.

“Reformat mbi shërbimin e policisë kanë ndikuar që hetimet brenda policisë të jenë të besueshme. Kanabisi lulëzonte në kohën e çiftelisë se i kishe vënë fytyrën kanabizimit të Lazaratit. Kemi humbur disa beteja por kemi fituar luftën. Kjo pasi në të gjitha raportet nuk përmendemi më si vend problematik për kanabisin. Tani ne duam të legalizojmë kanabisin mjekësor, ndërsa ti mbaje një ekonomi në të zezë. Ka shqiptar që kanë bërë punë të bardha në të zezë jashtë vendit. Sot duan të vijnë të investojnë. Çfarë ka të keqe këtu?

Vetëm ju të investoni në ferma luleshtrydhesh në vendet e krimit. Ju e keni këtë të drejtët të merrni kredi me skema ponc për të pastruar paratë? Emigratët që i kanë rritur me dinjitet familjet e fëmijët e tyre, janë të mirëpritur të kthehen. Paratë e politikanëve nuk pastrohen. Nuk mund ta ktheni pas as kohën as Shqipërinë. Bëni mirë ta pranoni kohën dhe Shqipërinë. Në 2013 Shqipëria ishte para non gratave të SHBA, dhe ju shpalli non grata me votë. Nuk ka organizim të paligjshëm që mund t’ju ktheje ju në pushtet.”, pohoi ministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb