SHBA

Aktorja e njohur hollivudiane Salma Hayek ka shuar aludimet se ka zmadhur gjoksin përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Duke folur në një emision në SHBA, aktorja 54-vjeçare tha se gjoksi i është rritur me kalimin e viteve për arsye të ndryshme dhe nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

Hayek tha se me kalimin e viteve, ndërsa pesha e saj luhatej gjatë shtatzënisë dhe tani në menopauzë, njerëzit kanë menduar se ajo kishte bërë operacione plastike.

“Shumë njerëz thonë se kam bërë ndërhyrje në gjoksin tim, nuk i fajësoj! Ishte shumë më i vogël se kaq!”.

Aktorja ka treguar për menopauzën dhe për simpromat e saj. Ajo ishte habitur kur kishte degjuar per simptomat e çuditshme të saj.

Por simptoma që e befasoi Hayek më shumë, kur ajo filloi të kalonte menopauzën, ishte një gjë që ata nuk e kishin përmendur – që gjinjtë e saj do të rriteshin.

“Madhësia e tyre po rritet shumë”- tha ajo. “Për disa gra ato bëhen më të vogla. Por ka disa gra që kur shtojnë në peshë, gjoksi u rritet, dhe disa të tjera që kur lindin dhe e ushqejnë bebin me gji, gjinjtë e tyre rriten dhe pastaj në disa raste në menopauzë ato rriten përsëri. Dhe unë rastësisht jam një nga ato gra që u ka ndodhur në çdo hap rritja e gjoksit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb