Volejbolli shqiptar ka mbyllur zyrtarisht sezonin. Në pamundësi për të rinisur kampionatet për shkak të masave shtrënguese për parandalimin e pandemisë Covid-19, Federata Shqiptare e Volejbollit konfirmoi vendimin në Asamblenë e Përgjithshme. Afati I fundit për rinisjen e sezonit ishte 23 qershori.

Volejboll
Volejboll

“Në vijim të situatës së pandryshuar për shkak të COVID-19 e duke qenë se deri më sot eshte akoma në fuqi Urdhëri i MSHMS, Nr.326, Datë 15/05/2020, “Për kufizimin e aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura”, si dhe në respekt të skadencës së vendosur nga Asambleja e 31-të e FSHV-së për datën 23 qershor 2020, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta konsiderojë zyrtarisht të perfunduar sezonin sportiv 2019-2020 e duke u bazuar në klasifikimet, shpall fituesit për femra, meshkuj, U-21 e U-20 si më poshtë: 1. Mirdita, fitues tek femra A1; 2. Agritourism Huqi, fitues tek femra A2; 3. Erzeni, fitues tek meshkuj A1; 4. Skenderbeu, fitues tek U-20 (të reja); 5. Farka Volley, fitues tek U-21 (të rinj). Duke iu referuar klasifikimeve në momentin e nderprerjes për kategoritë përkatëse, femra e meshkuj, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu që ekipet fitues, së bashku me ekipet e tjera, si edhe me fituesit e Kupës së Shqiperise do të kenë të drejten të marrin pjesë në Kupat e Evropës, sipas rregullave dhe kuotave të percaktuara nga CEV-i. Ekipet të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Kupat e Evropës, duhet të shprehin interesin e tyre dhe të dorëzojnë e dokumentacionin e plotë pranë Sekretariatit të FSHV-së brenda dates 15 korrik 2020. Duke shpresuar që kjo situatë pandemie të mos perseritet më kurrë, ju urojmë shëndet e suksese në sezonin e ardhshëm! Sekretariati i FSHV-së”, lexohet në llogarinë zyrtare të FSHV në “facebook”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb