Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me ngjarjen e rëndë në Klos e cila rezultoi me tre humbje jete dhe 2 të plagosur.

Dom Gjergj Meta në një lidhje skype u shpreh se familjet e përfshira në ngjarje, janë familje normale që përpiqen të jetojnë jetën e tyre të përditshme.

Ai shtoi seduhet reflektim komunitar dhe kjo ngjarje të mos harrohet si shumë të tjera.

“ Këta nuk janë njerëz kriminele, mundohen ashtu si dinë të rrisin familjen e tyre. Është një zonë me halle por me njerëz punëtorë. Kush e vendos që një deklaratë apo fakt është e vërtetë? E vendos gjyqtari. kur merremi me detaje që më shumë ngjajnë e Gossip nuk i bëjnë mirë shoqërisë dhe adoleshentë të tjerë. Kemi të bëjmë me një ngjarje të nisur na adoleshentët ndërsa të rriturit mbase nuk kanë ditur të trajtojnë ngjarjen. Ajo zonë në katër vite ka njohur vetëm 2 ngjarje, ku një person ka vrarë 3 punonjës bashkie dhe e fundit në Klos. Duhet trajtuar me delikatesë.

Nuk ka ligj mjaftueshëm ose nuk besohet tek ligjshmëria. Për gjënë më të vogël, edhe kur na ndalon një polic ne marrim në telefon shefin duam ta zgjidhim në mënyra të tjera. Shkohet pastaj në vetëgjyqësi.

Di detaje të ngjarjes se[se kam bashkëpunëtorët të mi që janë në zonë, djali që është vrarë ka qenë pjesë e kampeve verore të organizuara nga ne edhe pse nuk ishte katolik.

Janë familje normale të zonës që mundohen të jetojnë jetën e tyre çdo ditë. Nuk ka asgjë anormale.

Normaliteti ynë është shumë i brishtë e ne nuk reflektojmë. Do ta arkivojmë e do ta harrojmë e fshijmë siç kemi bërë me shumë të tjera më parë. Duhet reflektim komunitar.
Fati që ato njerëz janë ulur në një kafe për të biseduar, që i ati nuk ka shkuar menjëherë për ta vrarë tregon se ka pasur orvatje për ta zgjidhur çështje, Vrasja pastaj mendoj se ka ardhur nga një gjaknxehtësi e momentit.
Nuk i di detajet e bisedave”, tha ai.

Dom Gjhergj Meta përmendi edhe ato që sipas tij janë “fajtor♪7t” për një ngjarje të tillë tragjike.

“Njerëzit e përfshirë ose nuk kanë ditur të gjejnë personat e duhur për tu marrë vesh e trajtuar ngjarjen nga një këndvështrim tjetër.

Që një vajzë nuk shkon në shkollë sepse hipotetikisht mund të jetë ngacmuar, a është problem për prindin, sigurisht? Prindi do gjejë një rrugë për ta zgjidhur se deri në 18 vjeç fëmija qoftë djalë apo vajzë janë nën tutelën e tyre.

Ka pasur një orvatje, por ai ka qenë me armë me vete pra me mendimin që kjo punë do zgjidhet sot e nëse nuk merrem vesh…

Njerëzit e urtë të dikurshëm që thirreshin burrat e gratë e mençura që zgjidhnin probleme po shuhen. këtë vend duhet ta zërë policia e rendi të cilat tek ne e kanë mëndin tek blloku i gjobave.

Shteti ka pjesën e vet. Nuk është e gjitha faj i shtetit por një zinxhir faktorësh që çuan në këtë situatë.

Policia nuk është vetëm për të ndëshkuar por nuhatjen e zgjidhjen e parandalimin se situatës. Kur do i japësh zgjidhje vetë situatës ndodhin këto ngjarje. Janë prishur shumë ekuilibra.

Fajtori material vrau veten por ka fajësi më të gjerë, ajo e shoqërisë, institucioneve, policisë dhe virtualitetit për të cilin vriten, ndahen çifte e të dashur”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb