TIRANE – Xheni dhe Benardi janë pa dyshim ndër çiftet më të pëlqyera të Big Brother. Ata kanë fituar pëlqimin e publikut pasi duken realë në dashurinë e tyre.
Gjatë gjithë kohë ata shihen të dashuruar ose duke “vrarë” njëri-tjetrin.

Pothuajse çdo javë gjatë speklaklit të së shtunës, shfaqet një klip dedikuar atyre dhe zënkave që kanë. Por mesa duket zënkave iu ka ardhur fundi shkruan faqja e BB.

Xheni i ka shprehur dashurinë që ndjen për Benardin edhe Fotinisë. “Jemi pajtuar. Nuk e imagjinon dot se sa e shumë e dua Benardin. Se kam menduar kurrë që do të ndihesha kështu brenda në shtëpi”,-i thotë Xheni, Fotinisë, duke shtuar se ato të dyja kanë diçka të përbashkët në shtëpinë e “Big Brother”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb