Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sot një video ku shihet se si digjen tonelata me plehra në bashkinë e Shijakut.

Përmes një mesazhi në Facebook, Meta thekson se nuk ka rënë bombë atomike, por bashkia e Rilindjes sipas tij po djeg plehrat, duke helmuar banorët.

MESAZHI I METES
Nuk ka rënë bombë atomike, por thjesht Bashkia e Rilindjes në Shijak djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët dhe bërë krime mjedisore.
Normal, se lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi i strukturuar kriminal, ndërsa banorët terrorizohen që të mos protestojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb