Njëri prej protestuesve me aftësi të kufizuara deklaroi se në vend nuk ka shtet social dhe mbështetës për kategoritë në nevojë. Ai tha se njerëzit duhet të zgjohen nga propaganda sepse ky popull ka shumë plagë.
“63 ditë rezistencë iu duket pak, na numërojnë pak sepse janë mësuar të numërojnë miliona euro nëpër bagazhe makinash.
Ka ndërttuar zero shtet social, për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmën ekonomike. Kemi parë sesi gaztari Osman Stafa ka nxjerrë raste të tmerrshme, ky shtet ka mbyllur sytë sepse duan të përzënë shqiptarët.
Na ka ngulur thikën, thonë se thika dhemb më shumë kur del nga trupi, suhettë shihni plagët, zgjohuni nga propaganda që iu ka bërë.
Sot i kanë rënë puplat, sorrat janë ata, shqiptarët jemi ne, të pafytyrët janë ata, shqiptarët jemi ne.
Hapni krahun sespe nuk qeverisni dot, vetëm patronazhistët ju mbrojnë”, tha ai.
