Avokati i Bashës, Eduart Halimi ka qenë sot në Gjykatën e Apelit për ankimimin e Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të PD për lobimin në SHBA.

Ndërkohë Halimi tha se nuk ka pasur asnjë provë të re nga dy palët dhe theksoi se Gjykata e Apelit do të njoftojë për vendimin që do të merret për këtë çështje.

”Ndryshimet që janë bërë në 2017 për procedurën penale, ato që gjykohen në SHkallën e Parë shqyrtohen kurse në Apel nuk ka nevojë për debat gjyqësor. është shtyrë 6 herë, kjo është seanca e pestë, nuk kishte prova të reja dhe u mor ky vendim.
Nuk pati asnjë diskutim, u pyetën vetëm nëse kanë prova të reja, nuk kishte dhe Gjykata do njoftojë për vendimin. ”- tha Eduart Halimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb