FIER- Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në Fier ka gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra, ndërmarrjen e ujësjellës kanalizimeve në Fier, për shkak mosklorifikimit të ujit. Kjo masë administrativë vjen pas kryerjes së analizave nga DSHP, në ujësjellësin e Kafarajt.

Zonë kjo ku dhjetëra persona u paraqiten me simptoma helmimi në urgjencën e spitalit rajonal.

Por, ndërkohë Kreu i Drejtorisë së Ujësjellës ë Fier, Salarjon Totaj, deklaron se kjo gjobë nuk do të pranohet, pasi sipas tij nuk është kryer asnjë shkelje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: