Humbja në derbin e Italisë ka lënë shenjë te Juventus. Më shumë se rezultati, paraqitja zhgënjyese kundër Interit nuk është “përtypur” ende nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Ata presin të marrin menjëherë një përgjigje nga Pirlo dhe skuadra e tij në finalen e së mërkurës kundër Napolit për Superkupën e Italisë. Gabimet nuk lejohen dhe ai që rrezikon më shumë është trajneri.

154521240 1318e529 D5fd 4692 B570 A9a012eaaf9c
154521240 1318e529 D5fd 4692 B570 A9a012eaaf9c

Duket e pabesueshme, por të sigurta për këtë janë mediat përtej Adriatikut. Sipas tyre, Andrea Pirlo nuk duhet të jetë i qetë. Pavarësisht se i besuar pankinën në një moment delikat, në klubin bardhezi nuk kanë ndërmend të presin gjatë. Si pasojë, trofeu i Superkupës është vendimtar për të ardhmen e trajnerit. Kjo konfirmohet edhe nga mbledhjet e shumta të kupolës dejtuese juventine që kanë shoqëruar disfatën kundër Interit. Vetë Pirlo është ballafaquar me skuadrën dhe pritet të ndryshojë shumë taktikisht për të mos përsëritur një tjetër dështim, që do të ishte fatal në aventurën e parë si trajner.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: