Arsenali afroi në skuadër Gabriel Jesus dhe duket se nuk do ndalet me kaq sa i përket goditjeve të mëdha. Sipas Il Messagero, Gooners kanë ofruar 55 milionë euro për mesfushorin e Lazios, Milinkoviç Saviç. Gjithsesi, Presidenti i italianëve, Lotito kërkon hiç më pak se 65 milionë euro.

Për 27 vjeçarin serb duket se ka ardhur koha për një aventurë të re dhe Londra duket një destinacion i kënaqshëm. Saviç është pjesë e Lazios prej vitit 2015, periudhë në të cilën vinte nga Genk.

Tt
Tt

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb