Deputeti opozitar, Myslim Murrizi, tha në emisionin “Kjo Javë”, në News24, se do të ankimojë vendimin e Grupit Parlamentar Socialist, për të përgjysmuar pagën e deputetëve, në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit, duke thënë se ata e kanë shitur këtë vendim si një bamirësi të tyren.

Sipas deputetit Murrizi, ky është një vendim arbitrar, pasi nuk mund të bëhet bamirësi me kuletën e një deputeti.

“Ky kërkon të bëjë polici i mirë, polici i keq. Me aktin e fundit të enjtes shfuqizoi nëntë aktet e para. Pra, çfarë kishin vendosur gjoba, i fali të gjitha për t’iu thënë shqiptarëve që ‘jam baba këtu, unë jam i mirë’. Kanë marrë vendim arbitrar për pagat e deputetëve. Unë do ta ankimoj në gjykatë. Është vendim arbitrar, se e kanë marrë si vendim, ua ka ndaluar të gjithë deputetëve, ndërsa në publik e shet si sadaka të Grupit të PS. Unë kam qenë kundër, se nuk besoj të bësh bamirësi nga kuleta ime dhe nuk e di ku shkojnë lekët”, u shpreh deputeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb