I ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, bëri një analizë të shkurtër në lidhje me situatën aktuale në merkaton e klubeve shqiptare, duke u shprehur:

“Jam një ish-trajner i afërt. Kur isha te Tirana, kam parë mbi 50 futbollistë. Ishte shumë e vështirë, nuk gjenim lojtarë më të mirë se ata që kishim. Janari nuk ka boom. Që të gjithë ekipet nuk kanë mundësi të marrin asnjë lojtarë. Më shumë i kanë në provë. Është e drejtë, nuk mund të luash bixhoz me lekët e tua, duke marrë futbollist pa provë në janar. Klubet duhet të punojnë me plan afatëgjat. Në Shqipëri do të vijnë gjithmonë lojtarë të dobët”, u shpreh Mema.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb