Vazhdojnë tensionet pranë parlamentit sot në 8 shtator, kur ka nisur dhe seanca e parë plenare për këtë sesion.

Protestuesit janë gjendur përballë policëve tek Ushtari i Panjohur. Ata kanë gjuajtur efektivët me vezë, ndërsa kanë thirrur në kor “Nuk na pëfaqësoni”, “Polici e krimit” etj.

Në një moment, disa protestues gjuajtën me vezë efektivët, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Kujtojmë se pak më herët, dy protestues u shoqëruan në polici.

Ndërsa në parlament vijojnë përplasjet e forta mes palëve, ku përfaqësues të qeverisë janë përballë akuzave të forta për korrupsion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: