Një gazetar turk nuk është përmbajtur dhe ka qëlluar me shuplakë teknikun e zërit. Gazetari Muharrem Sar ka goditur me shuplakë teknikun teksa ky i fundit po e ndihmonte që të futej në lidhje direkte.

Kjo ngjarje, është dënuar ashpër nga “Bashkimi i Gazetarëve në Turqi”, të cilët janë shprehur:

“Ne e dënojmë sjelljen e keqe të gazetarit Muharrem Sar?kaya kundër teknikut të zërit, Ahmet Demiri. Presim një falje nga gazetari Sarikaya” .

Edhe pse gazetari ka bërë veprimin e nxituar teksa nuk i kanë mbajtur nervat, më vonë ai është penduar dhe kërkoi falje.

Megjithatë tekniku i cili është dhunuar nuk është tërhequr, ai ka deklaruar se do bëjë padi kundër gazetarit.

Duket se ky veprim gazetarit i ka kushtuar shumë, sepse media në të cilën ai punonte i ka dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb