TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh në seancë plenare se me ligjin antishpifje i cili kalon sot, nuk synohet mbyllja e portaleve. Ndërsa sqaroi rastet se si do të procedohet, Balla solli në vëmendje ligjin e miratuar në Bundestagun gjerman.

“ Nuk mbyllen portale me vendim të qeverisë. Ka vetëm një moment kur vendoset bllokimi i përkohshëm i aksesit kur konfirmohet se publikon pornografi, terrorizëm apo cënon sigurinë kombëtare, vetëm këto raste dhe në këto raste shkon në gjykatë.

I kam ndjekur me vëmendje gjithë diskutimin në parlamentin gjerman. Dua t’ju them kam sjellë disa prej paragrafëve të atij ligji që u hoqën në ligjin tonë, për ta lehtësuar. Ligji gjerman thotë, rrjetet sociale ku përfshihen ofruesit e shërbimit on line duhet forcuar për të hequr cdo lloj gjuhe shpifje. dhe kanë me detyrim të rovojnë me dokumente. duhet të shqyrtohet ankesa brenda 7 ditëve dhe ti bllokohet aksesi gjobat shkojnë deri në 50 mijë euro. Kryeministri e tha që ky nuk është një ligj që do rregullojë historinë e shpifjeve në këtë vend.

Kam një pyetje për çdo kritik, nëse ndaj jush do artikulohej një akuzë a do të dinit kush është? A nuk do të kërkonit të vërtetën mbi autorësinë? Nuk shkon dot në gjykatë se portali është i regjistruar në Bogota. Një portal me shumë peshë është i regjistruar në Bogota.

Ku është PE kundër kësaj pakete. PE ka plot direktiva nga plot vende anëtare. Një gjë e them me bindje: Kemi 8 muaj që punojmë për këtë pr/ligj, tani ti thua dua edhe një javë. Natën e Krishtlindjeve do mblidhemi se ka Rudina një amendament. Historikisht si qasje e jona, nuk kemi bërë kurrë asnjë hap pa partnerët”, tha Balla.

“Për ata që nuk e dinë, ligji është shumë i rëndësishëm të testohet kur të aplikohet, do implementohet nën monitorimin e OSBE. KE e ka sjellë me letër e ka thënë qartë pozicioin e tij. As mos u kompleksoni e as mos u intimidoni nga kritikët e ligjit.

Nuk mund të jetë argument nga ana e komunitetit të gazetarëve që thonë ç’punë ka Parlamenti të na bëjë ligje ne. Përtej intimidimeve dhe telefonatave ky ligj duhet votuar dhe është vetëm fillimi i një procesi për të shpëtuar veshin e shqiptarëve nga dezinformimi. Kemi detyrën ta fusim në rrugë të mbarë.

Fakti që është 100 % i dakordësuar me partnerët e BE dhe OSBE, kjo është një gjë shumë e mirë dhe bëhuni gati për ta votuar sa më shpejt në seancë”, deklaroi numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb