Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, i ftuar në emisionin Prime News24 është përballur me kritika nga ana e gazetarëve, në lidhje me situatën ku ndodhet Partia Demokratike.
Muka deklaroi se Partia Demokratike është aset kombëtar, por se Noka apo persona të tjerë në PD nuk janë aset kombëtar. Muka shtoi se në PD ka figura që nuk i duan as demokratët.
Po ashtu, Noka zhvilloi debat edhe me gazetarin Poli Hoxha. Ky i fundit i tha Nokës se PD sot është më keq se në kohën e Lulzim Bashës. Ndërsa, ia ktheu, duke deklaruar se Partia Demokratike në sondazhe del mjaft mirë.
Klevin Muka: Nuk të duan, edhe demokratët nuk të votojnë. Ne nuk jemi kundër Partisë Demokratike. PD është aset kombëtar, por z Noka apo dikush tjetër në atë parti nuk janë aset kombëtar.
Flamur Noka: Unë nuk kam pretenduar ndonjëherë që unë jam aset kombëtar.
Klevin Muka: Po zotëri, ti thua unë do dal aty se dua unë të dal. Nuk të duan mo, edhe demokratët.
Flamur Noka: Demokratët, mos më trego ti mua demokratët.
Klevin Muka: Pse nuk të tregoj unë ty demokratët?
Flamur Noka: Demokratët më kanë zgjedhur mua. Kur të të zgjedhin ty, dakord jam unë me ty.
Klevin Muka: Demokratët, familjarët e mi nuk kanë të drejtë të të kërkojnë llogari ty? Duhet të japësh llogari.
Flamur Noka: Unë u jap llogari atyre që më votojnë, por jo përfaqësuesve të shoqatave të George Soros, që bëjnë opozitën e opozitës, për të shkatërruar sa të munden PD-në, me ato kam tjetër muhabet.
Poli Hoxha: Dje Berisha tha se do i shtrij dorën Arlind Qorit. Keni marrë një tub dhe po merrni oksigjen nga protesta.
Flamur Noka: OJQ ka në protestë, që janë 20 njerëz në protestë. Në PD nuk ka nga OJQ-të.
Poli Hoxha: Ka nga OJQ-të dhe në PD.
Flamur Noka: Po tentojnë që të na shkatërrojnë si Parti Demokratike.
Poli Hoxha: Demokratët thonë ishalla nuk shkrihet PD. Ju thoni duan të na shkatërrojnë. Ju nuk e çoni dot PD-në as tek Brava? E keni çuar mbrapa PD-në.
Flamur Noka: Ti simpantizant i Bravës je, PD do të fitojë. Sondazhi na nxjerr fitues, duke u bashkuar si opozitë.
Poli Hoxha: Është sondazh i bërë nga palë e njëanshme.
