Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Pragë, ku dy trena janë përplasur në një urë hekurudhore pranë stacionit kryesor të qytetit. Raportimet e para flasin për dhjetëra persona të plagosur.
Všechny složky IZS zasahují u srážky dvou vlaků u Hlavního nádraží na přemostění se Seifertovou ulicí v Praze 3. Na místě je několik zraněných osob. https://t.co/33NUSn7zjI
— Policie ČR (@PolicieCZ) November 17, 2026
Sipas policisë lokale, përplasja ndodhi rreth orës 07:00, në urën hekurudhore që kalon mbi rrugën Seifertova, në afërsi të stacionit kryesor të trenave në kryeqytetin çek.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje janë mobilizuar forcat e policisë, ekipet mjekësore dhe shërbimet e tjera të emergjencës, të cilat po zhvillojnë një operacion për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.
Deri në këto momente, nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e saktë të personave të lënduar. Gjithashtu, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur shkaqet që çuan në përplasjen e dy trenave.
Policia dhe shërbimet e emergjencës vijojnë operacionin në vendngjarje, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për rrethanat dhe pasojat e aksidentit.
