INDI-Të paktën 12 persona janë arrestuar në Indi, pasi qëndruan ulur teksa po luhej himni kombëtar. Ngjarja ndodhi në një kinema në qytetin e Trivandrum në Kerala.

Spektatorët po ndiqnin një festival ndërkombëtar të filmit dhe gjatë kohës që po luhej himni kombëtar disa prej qytetarëve nuk u ngritën në këmbë.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë Indiane të muajit të kaluar, himni kombëtar duhet të luhet para çdo filmi dhe qytetarët duhet të qëndrojnë në këmbë gjatë kësaj kohe në shenjë respekti.

“Mendova se do na zinin vendet po të ngrihesha nga karrigia”,- tha një i burgosur për Indian Exspress.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb