Deputeti Kujtim Gjuzi mori i pari fjalën në seancën plenare në Kuvend, ku u ndal tek interpelancat me ministrat. Gjuzi tha se sa herë kërkon interpelancë me një ministër, ky i fundit sëmuret dhe nuk vjen në Kuvend.

Gjuzi: Kam kërkesë për interpelancë, por kur duhet të vijnë tek unë ministrat i ndihmon Zoti dhe thonë jemi me Covid. Nuk ka Covid, është grip stinor.

Kush po më kërkon të ulem? Unë nuk ulem aq kollaj. Z. Konomi unë nuk ulem kollaj, ti sot duhet të shkosh te greva. Po dërgoj kërkesën për interpelancë urgjente.

Ruçi: Kot e harxhove gjithë kohën dhe energjitë e tua se në fund duhet të kishe bërë pa u ngritur këtë që the.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb