Këngëtari Goran Bregoviç duket se ka qenë asnjëanës në konfliktin dhe shpërbërjen e Jugosllavisë për shkak të përbërjes multietnike dhe multifetare familjare.

Në vitin 2018 në një intervistë për AFP, Bregoviç ka dhënë dhe këndvështrimin e tij mbi konfliktet që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë.

Sipas AFP, Bregoviç nuk mbajti asnjë anë gjatë atyre  konflikteve që u shndërruan në luftëra.

“Babai im ishte një katolik kroat, nëna ime një serbe ortodokse dhe gruaja ime një myslimane. Kush duhet të ishte qëlluar? Familja e gruas time? Babai im? Ose nëna ime? Unë nuk urreja askënd. Isha vetëm i trishtuar, “- deklaronte Bregoviç.

Nga ana tjetër ai thotë se ende banorët e Ballkanit nuk kanë mësuar nga historia dhe përsërisin të njëjtën luftë çdo pesëdhjetë vjet.

‘’Është e vështirë të besohet se ne nuk kemi mësuar asgjë nga historia dhe se ne e përsërisim të njëjtën luftë çdo pesëdhjetë vjet. Gjyshi im ishte një ushtar, babai im ishte një ushtar, dhe unë, për fat të mirë, isha në Paris në fillim të luftës.”- shtoi ai.

Në fakt, Bregoviç ka lindur në Sarajevë dhe e quan kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës metaforën e tij të parë. Ai thotë se mënyra e jetesës multikulturore prishet në Sarajevë nga konfliktet fetare.

Gjithsesi për Bregoviç Ballkani është një dashuri e vërtetë, por ai gjithashtu është i lumtur që vajzat e tij jetojnë në Francë, sipas tij, një vend normal ku mbretëron partiotizmi normal.

Ndërkohë këngëtari duke rrëfyer një histori të një plaku hebre thotë se zoti nuk mësoi njerëzit si të jetojnë së bashku, pasi këtë duhet ta mësojnë vetë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb