Një tërmet ka tronditur vendin ballkanik të Malit të Zi. Rrëshqitje dherash dhe çarje në muret e banesave u raportuan gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë në Podgoricë, tërmeti me magnitudë 5,4 ballë e kishte epiqendrën në Carodja, afër kufirit të Malit të Zi me Bosnje-Hercegovinën, ndersa 30 lëkundje më të vogla pasuan menjëherë më pas.

Tërmeti kryesor tronditi pothuajse të gjithë gadishullin Ballkanik dhe u ndje deri në veri të Hungarisë, sipas raportimeve të medias.

Rrëshqitje dheu kanë ndodhur në disa autostrada në rajonin përreth Carodjas. Tërmete më të vogla kanë ndodhur në mënyrë të përsëritur në të gjithë rajonin e Ballkanit gjatë muajve të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb