Sot Princi dhe Princesha e Uellsit vizituan Copper Box Arena në Parkun Olimpik të Mbretëreshës Elizabeth, ku morën pjesë në një ngjarje të quajtur Coach Core, e cila feston 10 vjetorin e saj këtë vit.

Kate Middleton dukej mahnitëse me pantallona të zeza të thjeshta, taka të zeza kamoshi dhe një xhaketë të mrekullueshme blu tweed nga Chanel, e zbukuruar me kopsa ari. Ajo i kishte stiluar flokët me onde dhe grimi i saj ishte i përsosur si gjithmonë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Fondacioni Mbretëror filloi programin Coach Core në 2012 për të kontribuar në idealet e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Londrës. Që atëherë, shoqata bamirëse, tashmë e pavarur, ka mbështetur mbi 750 të rinj në trajnime sportive në komunitet, gjë që do t’u mundësojë atyre të fillojnë karriera domethënëse, të riangazhohen në arsim dhe të rrisin nivelet e aktivitetit në zonat e tyre lokale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb