Në Paris rezistojnë fort, në Madrid po planifikojnë detajet e fundit të transferimit. Është thjeshtë çështje kohe dhe shifrash për të mbyllur një nga transferimet më të bujshme dhe më të përfolura në historinë e futbollit. Nuk ka më asnjë dyshim, as në Spanjë e as në Francë, Kylian Mbappe do të jetë lojtari i ri i Real Madrid. Oferta e fundit e presidentit Perez, 170 milion euro plus 10 të tjera në formë bonusesh është refuzuar, por për pak kohë, pasi Perez do të shkojë menjëherë në 180 milion euro plus 10 të tjera bonus për të mbyllur përfundimisht këtë transferim.

Lequipe
Lequipe

Kjo shifër e lartë ka bërë që edhe sheikët të dorëzohen, të vetëdijshëm se nuk kanë asnjë shans të për bindur Mbappe të rinovojë ndërsa pas 10 muajsh do të humbasin falas. Për PSG kjo shifër është shumë e rëndësishme për të qenë në rregull me rregullat e “Fair Play Financiar”. Në Madrid ka nisur puna për të prezantuar si duhet yllin e tyre më të ri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas AS dhe Marca: Mbappe i ka rrëfyer shokëve të ekipit se do të largohet brenda 46 orëve, nuk do të jetë i grumbulluar për sfidën kundër Reims të dielën. Reali ka në tavolinë dy opsione, ta prezantojë përpara sfidës kundër Celta Vigo, në program të shtënën, por numri i kufizuar i tifozëve nuk do ti jepte jehonën e duhur. Opsioni tjetër është ta prezantojnë më 9 ose 10 shtator pasi Mbappe të rikthehet nga grumbullimi me kombëtaren franceze. Mbappe do të mbaj të veshur fanellën me numrin 5, një numër jo i përshtatshëm për një sulmues por dikur numrin 5 e mbante një legjendë si Zinedine Zidane. Për momentin numri 5 është i zënë nga Vallejo por nuk pritet të jetë një problem, në çdo rast janë të lirë numrat 19 dhe 23.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb