Pas përfundimit të numërimit të subjekteve politike në të gjithë qarqet e vendit, numërimi po vijon për kandidatët politikë, një risi kjo në këto zgjedhje.

Edhe në Bashkinë Kamëz, pjesë e Qarkut të Tiranës, ky proces është duke vijuar.

Ajo çka vihet re deri në këto momente është rezultati, ku Elisa Spiropali, kandidate e PS në këtë bashki, ka siguruar deri më tani 1.138 vota. Ajo ka lënë pas në këtë renditje, ish-kryeministrin Sali Berisha i cili ka grumbulluar 107 vota, liderin aktual të PD, Lulzim Bashës i cili ka 206 vota dhe kandidatin e PD në këtë zonë, Flamur Nokën, i cili ka marrë 370 vota.

Renditja Bashkia e Kamzës:

Lulzim Basha 206 vota

Sali Berisha 107 vota

Flamur Noka 370 vota

Elisa Spiropali 1138

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: