Duket se Ben Blushi në romanin e tij “Komploti” ka bërë një parashikim ‘në kokë’, kur shkruante se afganët në Shëngjin, do të ndikojnë në rritjen e numrit të lindjeve.

Sipas të dhënave zyrtare të botuara ditët e fundit, rezulton se gjatë vitit 2023 në Lezhë dhe Shëngjin kanë lindur 100 bebe më pak se në vitin 2022. Gjatë 2023 në këtë qark kanë ardhur në jetë vetëm 881 foshnje. Por specialistët thonë se ky numër do ishte shumë më i vogël, nëse nuk do të ishin çiftet afganë që jetojnë në Shëngjin që nga viti 2021.

Nga ky komunitet kanë ardhur në jetë disa dhjetëra foshnje të cilat ka shtuar numrin e lindjeve ne zonën e Lezhës.
Shtesa e popullsisë afgane në Shëngjin është parashikuar në romanin ‘Komploti’ të Ben Blushit i cili përshkruan se në Shqipërinë e vitit 2044 do jetojnë me shume se 200 mijë afganë dhe afro 1 milion shqiptarë.

Duke parë lindjet në maternitetin e Lezhës si dhe largimet masive të shqiptarëve, duket sikur ‘llogaria’ e Blushit nuk është aq e pasaktë.
Komploti përshkruan pikërisht raportet mes shqiptarëve dhe afganëve 20 vjet më vonë, kur këta të fundit qeverisin bashkinë e Shëngjinit për shkak të numrit të lartë të komunitetit të tyre i cili shtohet çdo ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb