TIRANE-Pas dëshmisë rrëqethëse të Marsidës nga Lushnja, se vjehrri i saj e kishte përdhunuar për 2 vite e gjysmë, vjen reagimi i këtij të fundit.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, vjehrri, Anastasi, mohoi akuzat, ndërsa ai tha se nuk e kishte dashur asnjëherë nusen. Ai theksoi se ka dhënë një deklaratë lidhur me akuzat në fjalë, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Jam shumë i qetë moj. Po e nis nga fillimi.. Unë Marsidën se kam dashur që në fillim. Por e mori gruan dhe nusja. E morën 3 muaj në Itali, Marsida iku nga shtëpia. Erdhi pas 3 muajve, qëndroi në Shqipëri. Kur jam kthyer në Shqipëri me gjithë gocën, kemi shkuar e kemi parë gocën. E morëm gocën bashkë me Marsidën. Nuk punoi asnjë ditë, nuk mësoi asnjë llaf italisht. Deklaratat e mia i kam dhënë në polici”, tha vjehrri, përcjell ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb