Sot në Vila24 nutricionistja Hyrida Basha foli për një kombinim “magjik”, xhinxheri dhe turmeriku të cilët njihen ndryshe si dy nga erëzat më të fuqishme në botë.

Por, kur ato kombinohen bashkë, atëherë themi me plot gojën se kemi siguruar një superushqim që mban larg qindra sëmundje.
Xhinxheri, i zbuluar për vetitë e tij kuruese rreth 2500 vite më parë ka rreth 115 komponentë aktivë në përbërje. Gingerols dhe Shogaols jane dy prej më kryesorëve.

Basha zbuloi për moderatoren Anila Çela dhe shikuesit e News24 sesi mund ta përdorim këtë kombinim, veçanërisht kur kemi probleme me qarkullimin e gjakut.

“Xhinxheri parandalon shumë lloje të kancerit, e sidomos ato të traktit gastrointestinal.

Ka veti antibakteriale dhe antioksiduese, ndaj preferohet të përdoret nga personat që kanë probleme me aknet, ekzeme deri edhe tek rrudhat.

Xhinxheri dhe turmeriku të kombinuar së bashku ulin sheqerin në gjak. Ato i mbajnë nivelet e glukozës dhe të insulinës të balancuar.
Turmeriku, i cili njihet ndryshe edhe si kurkuma, ka veti të jashtëzakonshme kundër arthritit. Vetitë e tij antiinflamatore kurojnë osteoarthritin si dhe arthritin reumatoik. Forcon sistemin imunitar dhe gjithashtu pastron mëlcinë. Ai njihet ndryshe si detoksifikues natyral i mëlcisë. Mund të përdoren në formën e pluhurit dhe si formë zhardhoku. Kur turmeniku i kombinuar me piperin e kuq djegës ose me piperin e zi ka një efektshmëti akoma më të lartë”- tha Basha.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb