Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Lezhë ku një 16-vjeçar goditi me karrige mësuesen e matematikës, xhaxhai i adoleshentit të arrestuar fajëson arsimtare për rastin. Në një intervistë për emisionin me “Zemër të hapur” në News 24, ai deklaron se ka nënshkruar një deklaratë me bashkëshortin e mësueses ku janë pajtuar.

“Isha te drejtoria e shkollës. Djali është ndër fëmijët më të rregullt të shkollës. E ka nga acarimi i të atit që i ka vdekur. Ngjarja ka ndodhur kështu. Ajo mësuesja si fëmijët ka kenë duke qesh me njëri-tjetrin.

Fillimisht e ka pas me dikë tjetër. Pastaj është kthyer tek djali i vëllait dhe i ka thënë se do të të ngel në klasë dhe do të vë 4. I ka thënë ça është ajo familje që të ka sjellë në jetë ty. Kemi edhe kamera të vajzës që e ka kapur për flokësh. Po deshe të sjell edhe opinionin e klasës. Dje me burrin e asaj kemi bërë një deklaratë dhe jemi pajtuar me të. I ka thënë për shpirtin e babait dhe tëndin. Vëllai ka 5 vjet që ka ndërruar jetë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb