Pas Twitter dhe Facebook, edhe YouTube ka marrë masa parandaluese ndaj Donald Trump. Nga mediat amerikane mësohet se Donald Trump kishte hedhur një video në kanalin e tij ku nxitej dhuna, dhe YouTube ka reaguar duke i hequr videon menjëherë e pezulluar kanalin për një javë ose më tej.

Trump ka shkelur edhe rregulllat e YouTube, ndërkohë që nuk dihet tashmë cilat kanale do të përdorë në këtë javë të fundit si President në detyrë i SHBA.

Masat ndaj tij janë marrë fill pas trazirave në godinën Kapitol në SHBA ku 5 persona mbetën të vdekur nga një protestë e thirrur nga Trump, por e vazhduar nga mbështetësit e tij të dhunshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb