Nuk ka asnjë provë që UFO-t pikasur në 20 vitet e kaluara nga pilotët ushtarakë amerikanë janë anije kozmike të alienëve, por as nuk mund të përjashtohen, sipas raportit të deklasifikuar që do të dërgohet në Kongres deri më 25 qershor, prezantuar nga ”New York Times”.

E vetmja siguri është se këto nuk janë armë sekrete të Pentagonit, ndërsa shqetësimi po rritet se aksidentet u atribuohen eksperimenteve me teknologjia supersonike nga fuqitë rivale, ndoshta të Rusisë ose Kinës.

Parashikimi i hetimit jo vetëm e amerikanëve, ishte rritur javët e fundit për UFO-t. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama gjithashtu kishte ngritur ethet e kuriozitetit.

“Ajo që është e vërtetë, dhe këtu jam serioz, është se ka imazhe dhe regjistrime të objekteve në qiell që nuk i njohim”, theksoi ai në ”The Late Late Show”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb