Emocione, lot e shumë ovacione. Kështu u prit finalja e Big Brother Vip, që u triumfua nga balerini Ilir Shaqiri.

Të shumtë ishin personat që u gëzuan për këtë arritje, por në veçanti Sabiani u shfaq tepër i emocionuar. Mes lotëve, ai iu drejtua Ilirit me fjalët:

“O 100 milionëshi im, edhe Donaldin e duam shumë, por ti Ilir je vëllai madh i imi dhe i gjithë shqiptarëve”.

Kujtojmë që raporti i tyre ka qenë unik. Ata kanë ruajtur një shoqëri brenda ambienteve të shtëpisë, për të cilën kanë thënë se do e vazhdojnë edhe jashtë saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: