TIRANË

Debate në “Open” në News24 për rikthimin apo jo të basteve, teksa qeveria ka nisur dëgjesat.

Fidel Ylli dhe ish-kreu i Shoqatës së Basteve Artan Shyti mbrojnë rikthimin e tyre si një mundësi për t’i hequr lekët nga rruga dhe për t’i nxjerrë në dritë dhe po ashtu për t’i mbyllur nëj derë korrupsionit.

Gazetari Mentor Kikia mendon se qeveria vendosi t’i rikthejë sepse duhen para.

Fidel Ylli: Pse Finlanda i ka bastet sportive dhe të gjitha fitimet ia jep njerëzve në nevojë.

Ergys Mërtiri: Finlanda nuk ka një shtet të korruptuar.

Fidel Ylli: O zotëri po i merr rruga lekët. Nxirrini lekët në dritë. Ata që flasin kështu kanë interes t’i mbajnë të fshehura.

Ergys Mërtiri: Në dritë, jo online.

Artan Shyti: Nëse do ligjërohen do mbyllet një derë e rëndësishme për korrupsionin se paratë që i merrte shteti për një pikë, sot i merr dikush tjetër.

Një person që luan baste është dashamirës sporti, ai do zgjedhë të luajë te kompanitë, nuk do detyrohet.

Mentor Kikia: Ishte një vendim populist. Kishte një ngarkesë emocionale shumë të fortë në shoqëri për bastet. Ndaj e mbështetën të gjithë.

Artan Shyti: Si të gjithë, mbetën 15 mijë veta pa punë.

Mentor Kikia: Me idenë që do fitohen kreditë politike dhe ekonomike. Bastet u shndërruan në problem kriminal.. Qeveria vendosi të rikthehet sepse këto para nuk i kanalizon dot, jo interesat e qytetarëve. Duhen para.

Fidel Ylli: Km tha këto para ne nuk i kemi në buxhet. Në rast se bëhet këto para do t’i vijnë sportit, rinisë dhe kulturës.

Mentor Kikia: Është vendosur ai hapi tjetër, pastaj bëhet ligji.

Fidel Ylli: Ligjin e kemi kërkuar ne, nuk e ka kërkuar Edi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb