SHBA-Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, është takuar me ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, pretendenten e Demokratëve për garën presidenciale të vitit 2016. Takimi ka zgjatur për rreth një orë të hënën, ka bërë me dije zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.
“Presidenti Obama dhe Sekretarja Clinton, sa herë që kanë kohë, zhvillojnë takime”, ka thënë Earnest, raporton Reuters.
“Këtë pasdite, ata u takuan privatisht për rreth një orë në Shtëpinë e Bardhë dhe diskutuan për një disa çështje të rëdndësishme”.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth asaj se çfarë është diskutuar konkretisht në këtë takim.
Clinton është kritikuar ashpër kohës e fundit për përdorimin e emailit privat për qëllime biznese gjatë kohës së saj si kryediplomate amerikane.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: