HAVANË- Të paktën 180 disidentë janë arrestuar përkohësisht nga policia në ndërkohë të vizitës historike të presidentit amerikan, Barack Obama në vendin komunist, tha sot një grup për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Përllogarisim që numri i tyre është të paktën 180”, deklaroi Elizardo Sanchez, lider i Komisionit kuban për Pajtimin Kombëtar dhe të Drejtat e Njeriut. “Pjesa më e madhe e tyre u arrestuan pas protestave të djeshme në Havanë”, shtoi ai.

“Disa prej tyre janë rrahur brutalisht”, tha Sanchez. Të gjithë të arrestuarit bënin fushatë për lirinë e shprehjes dhe reformat politike në vend. Para fillimit të vizitës së tij, Obama njoftoi se do të diskutonte me presidentin kuban, Raul Castro, çështje e të drejtave të njeriut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: