SHBA- Presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti arritjen e një marrëveshjeje historike për programin bërthamor të Iranit, që do të bëhet objekt i verifikimeve të pazakonta, pas njoftimit për një marrëveshje të arritur nga negociatorët në Lozanë.

“Sot, SHBA-ja me aleatët e tyre dhe partnerët, kanë arritur një marrëveshje historike me Iranin që, nëse ajo do të aplikohet plotësisht do ta pengojë Iranin të ketë armë bërthamore”, deklaroi presidenti amerikan në një deklaratë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Irani dha miratimin e tij për një regjim transparence dhe inspektimesh të thella të negociuara kurrë më parë në historinë e programeve bërthamore.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: