Orges Shehi merr përgjegjësitë për paraqitjen në Europë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i Tiranës flet për çfarë ndodhi dhe çfarë do të ndodhë në kampionat. Rrëfen boshllëqet dhe ku duhet të riparohet skuadra. Orges Shehi është trajneri më jetëgjatë i epokës “Halili”, por jo vetëm kaq. Trajneri i bardhebluve që ka marrë skuadrën prej 27 janarit 2021, ka 555 ditë në krye të kampionëve të Shqipërisë, duke thyer rekordin e Gugash Maganit.

Zoti Shehi, Europa u mbyll, por a mund të jepni një përshtypje për këtë aventurë të skuadrës tuaj?

Europa iku. Tani jemi në një etapë tjetër, ajo e kampionatit. Sigurosht që nga kjo aventurë duhet të nxjerrim mësime. Kundërshtarët janë tani të fortë fizikisht, por në realitet janë më të thjeshtë. Thjesht kundërshtarët janë më të përqendruar në momentet delikate. Kundërshtarët janë kampionë dhe me zor ta japin mundësinë që të shkosh te porta. Dhe nëse shkon, duhet të shënosh gol, po kështu ai kundërshtar në gabimin më të vogël që bën ti, të ndëshkon. Ka ndodhur kjo tablo në të gjitha ndeshjet tona. Kemi bërë gabime vetë dhe kundërshtarët nuk të falin. Nëse ne i japim një gjysmë mundësie, atëherë kundërshtarët nuk të falin dhe gjithçka bëhet më e vështirë.

Besoj se ky është edhe pengu juaj më i madh?

Pengu është se ka pasur disa probleme që krijojnë pështjellim dhe përqendrim, sepse e humbet përqendrimin. Ky është pengu më i madh, pasi nëse nuk do t’i kishim këto problemet e vogla te përqendrimi që sollën edhe humbjen e urisë së skuadrës. Ky është pengu im që kam nga Europa.

Kjo skuadër aktuale, e mbron dot titullin?

Skuadra do të ketë largime dhe afrime, sepse lojtarët do të zëvendësohen. Objektivat që ka klubi janë madhorë. Ne do të vazhdojmë që të jemi gjithmonë kompetitivë dhe të pozicionohemi në majë të klasifikimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: