Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka rrëfyer një episod të para shumë vitesh, kur në vend nisën arrestimet për armëmbajtjen pa leje në shtëpi.

“Kur u ndërrua qeveria në 2005, pra Fatos Nano dorëzoi qeverisjen, pasi Sali Berisha filloi me arrestimet për ata që mbanin armë.

Unë thashë: bobo do na plasin brenda të tërëve. Do më gjenin në shtëpi armët, u nisa dhe me disa shokë natën se isha në plazh dhe nxorëm nga shtëpia me 4-5 makina dhe i shpërndamë nëpër shokë e nëpër miq dhe mbajta në shtëpi vetëm armët e demontuara”, tha Lame për Zonë e lirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: