Akademiku dhe Profesori Artan Fuga ka hedhur një tezë lidhur me testimeve masive por edhe statistikave që duhen parë tek koronavirusi.

Fuga shprehet se gjendjen e epidemisë nuk e tregon numri i vdekjeve por e tregojnë numri i personave të testuar që dalin me infeksion, ata me simptoma të lehta dhe ata që shtrohen sot në spital.

Sipas Fugës OBSH ka rekomanduar testime por jo të bëra kuturu por me shpërndarje të saktë.

Profesori kërkon të njëjtën gjë të bëjë edhe Shqipëria, pra të matet gjendja e epidemisë nga këto statistika dhe jo nga numri i vdekjeve në ditë, pasi edhe nëse kjo e fundit brenda një dite është rritur mundet që në të ketë ndodhur e kundërta me treguesit e vërtetë të gjendjes së epidemisë nga koronavirusi.

STATUSI I ARTAN FUGËS

Pa panik!

Sapo e tha një menaxher shumë i lartë i një vendi të madh europian që unë i besoj fort:

Gjendjen e epidemisë nuk e tregon aq numri i vdekjeve, sepse vdekjet e sotme janë përgjithësisht rezultat i ditëve të shkuara, si edhe është shumë relative shkaku, por e tregojnë:

1. Numri i personave të testuar dhe dalin me infeksion. Ka shumë rëndësi harta e të testuarve. Pa teste nuk ka gjë në vijë askush. OBSH rekomandon sa më shumë teste, por jo të bëra kuturu. Duhet shpërndarje statistikore e saktë.
Por a e kemi në të zhvilluar shkencën ndërdisplinare të gjeografisë epidemiologjike digjitale?
Kemi ne qendër kërkimesh të mirëfillta në këtë fushë?
E mo albanologjia! Kemi apo jo? Apo bëjmë folklor dhe duam lekë pa dobi shoqërore?
2. Numri i personave që njoftohen me simptoma të lehta te mjeku.
3. Numri i personave që shtrohen atë ditë, pra sot në spital.

Pra, për rrjedhojë mund të ndodhi që numri i vdekjeve në një ditë mund të jetë rritur, por ka mundësi që si rezultat i masave të izolimit, treguesit e vërtetë të gjendjes të ulen.

Kujdes statistikat e vërteta, jo ato që masin shkallën e dhimbjeve të mëdha lidhur me vdekjen e të afërmëve, por jo gjendjen e sotme të epidemisë!

E kuptuat?

Ashtu të masim edhe ne!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb