Një nga drejtuesit e OBSH për Evropën, Hans Kluge, u ka bërë thirrje shteteve që të mbrojnë fëmijët në shkolla, pasi rastet e reja në Evropë, janë ata të moshave 5 deri në 14 vjeç.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge u bëri thirrje vendeve që të “mbrojnë fëmijët dhe shkollat” në mes të rritjes së shpejtë të infeksioneve të reja me koronavirus te të rinjtë në rajon, duke thënë se shkalla e infeksionit është dy deri në tre herë më e lartë te fëmijët më të vegjël sesa popullsia mesatare në disa vende.

Kluge foli kundër vaksinimit të detyrueshëm, duke thënë se ai duhet të jetë një “zgjidhje absolute e fundit” dhe shtoi se numri i vdekjeve nga Covid-19 ishte ende “dukshëm nën shifrat më të larta të raportuara më parë”.
Megjithatë, ai tha se numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga koronavirusi është dyfishuar në dy muajt e fundit në 53 vende të rajonit që shtrihet në Azinë Qendrore.

Ai theksoi se ekziston ende një kërcënim nga varianti i përhapur delta dhe vuri në dukje se varianti i ri omicron deri më tani është konfirmuar në 432 raste në 21 vende.

“Varianti i delta mbetet dominues në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore dhe ne e dimë se vaksinat COVID-19 mbeten efektive në reduktimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve,” tha ai, duke shtuar se mbetet për t’u parë nëse varianti i ri omicron transmetohet më lehtë, nëse shkakton një formë më të rëndë apo të lehtë të sëmundjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: