*Odeoni i ri i Bektashinjve bashkon politikën, Rama, Meta e Basha në ceremoni
*Rama: Detyrë patriotike ndaj bektashizmit dhe bektashinjve shqiptarë

TIRANË- Komuniteti bektashi do të ketë një tjetër objekt kulti. Sot është përuruar Odeoni i ri, i cili do tu shërbejë besimtarëve bektashinj për të kryer faljen ndaj Zotit apo për të kujtuar ditë të rëndësishme të këtij besimit. Ky odeon ka vlera të veçanta dhe do të shërbejë edhe si qendër multifunksionare. Me përurimin e odeonit, bektashnjitë përmbushin dëshirën e tyre prej 58 viteve kur ishte dhe ideja e parë. Qeveria shqiptare ka financuar në 2 vitet e fundit 284 milion lekë për të përmbyllur punimet.

Në ceremoni merrnin pjesë përfaqësues të lartë të politikës, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, klerike të lartë të besimeve të ndryeshme, diplomate e përfaqësues të huaj të akredituar në Shqipëri, ambasadori amerikan, Denal Lu dhe personalitete të shquara në vend. Cermonia nisi me një lutje dhe më pas u shoqërua me himnin kombëtar. Aktori i mirenjohur, Bujar Asqeriu, në çeljen e cermonisë tha nder te tjera: “Imam Ali të qofshim falë, ishte vullneti yt që të mblidheshim sot të përuronim Odeonin e madh të bektashizmit në Kryegjyshatën Botrore në shtëpinë e Zotit”. Ndërsa nuk munguan mesazhet e urimit edhe nga vetë Papa Francesku, por edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Ibrahima u uroi mirëseardhjen të ftuarve në selinë e shenjtë të Bektashizmit, duke bëre thirrje për bashkim të të gjithë spektrit në Shqipëri. Edhe bektashizmi do të luaje rolin e vet në të mirë të kombit, tha ai, duke falenderuar të gjithë kontribuesit për rilindjen e bektashizmit pas rrëzimit të diktaturës. Baba Edmond Ibrahimi falenderoi në mënyrë të vecantë kryeministrin Edi Rama, pasi qeveria ka kontribuar në financimin e Odeonit të bektashizmit.

“Çdo gjë që na rrethon këtu është mishërimi i sensit të masës, ekuilibrit dhe një shije të hollë befasuese. Këtu janë 12 imamët emrat e të cilëve janë për shqiptarët jehonë e 12 virtyteve”. Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të odeonit bektashian.

Ky odeon, sipas Ramës nuk vë në vend vetëm amanetin e Baba Reshatit, por përbën një detyrim patriotik ndaj bektashizmit. “Kjo mrekulli e realizuar mbi vizionin dhe vullnetin e një njeriu aq të zakonshëm me njerëzit e zakonshëm dhe aq të shenjtë para nesh, jam krenar që gjeti mbështetjen e qeverisë sonë, e cila duke mbështetur ndërtimin e kësaj foltoreje nuk përmbushi vetëm amanetin e një njeriu të shenjtë, por një detyrë patriotike ndaj bektashizmit dhe bektashinjve shqiptarë”.

“Faltorja dhe gjithë ansambli që kemi mirësinë që jemi këtu për ta përuruar sot, eshte në fakt simbolikisht përurimi i rilindjes së bektashizmit dhe përmbushja e jetës së një njeriu të madh e të ndjeshëm të Baba Reshatit, që ndjeu peshen e rrënimit dhe të përcmimit nga diktaura komuniste dhe këtu pa belbëzimat e para te ringjalljes. Kjo mrekulli eshte realizuar me vullnetin e një njeriu të zakonshëm e aq të shënjtë për të gjithë ne si Dede Reshat Bardhi. Jam krenar në mbështetjen e qeverisë, pasi është një mbështetje për të gjithë bektashizmin dhe ne kemi qenë bashkëudhëtare të përulur për të çuar amanetin e Dede Reshat Bardhit dhe vlerat që përcjellë ku tempull”, vijoi Rama.
(ma.ar/m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: