Të paktën 270 raste të marrjes me forcë të civilëve nga ushtria ruse janë dokumentuar që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë. Kështu deklaron OKB.

“Pavarësisht kufizimeve në akses, ne kemi dokumentuar 270 raste të ndalimit arbitrar dhe zhdukjes së detyruar. Tetë nga viktimat u gjetën të vdekur,” tha komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet.

Ndërkohë, zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzhaparova akuzoi Rusinë për rrëmbime në një shkallë “masive”. Zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut nuk i është dhënë akses në territorin e pushtuar nga forcat ruse për të bërë bilance edhe më te thelluara.

Moska ka thënë se pretendimet e OKB-së ishin pjesë e një fushate dezinformimi për të “mbuluar krimet e regjimit të Kievit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: