Një konflikt i zgjatur në Sudan mund të çojë në një katastrofë humanitare për të gjithë rajonin, tha Martin Griffiths , nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjet me urgjencën që meriton kjo krizë, tha ai.

Ushqimi ka mbaruar në disa vende dhe qindra mijëra fëmijë vuajnë nga kequshqyerja e rëndë, tha ai. Shumica e njerëzve nuk kanë akses në kujdesin mjekësor. Rreth 1 milion sudanezë kanë ikur në vendet fqinje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb