Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres në një konferencë për shtyp ka shpallur një plan përshpejtues për kalimin e botës drejt përdorimit të energjisë së rinovueshme. Lufta në Ukrainë “ka shërbyer” deri më tani si kambanë alarmi që bota të heqë dorë nga përdorimi i karburanteve të fosilizuara.

“Sistemi global i energjisë është i prishur dhe na afron gjithnjë e më shumë me katastrofën klimatike. Lëndët djegëse fosile janë një rrugë pa krye nga ana mjedisore dhe ekonomike”, thotë ai.

Në planin e tij, Guterres propozoi:

1. Që teknologjitë e energjisë së rinovueshme, të tilla si ruajtja e baterive, të trajtohen si “mallra publike globale thelbësore dhe të disponueshme lirisht”. Ai bëri thirrje për një koalicion global për ruajtjen e baterive për të përshpejtuar inovacionin dhe vendosjen, të drejtuar nga qeveritë dhe duke bashkuar kompanitë e teknologjisë, prodhuesit dhe financuesit, shkruan CNN.
2. Për të siguruar, rritur dhe diversifikuar furnizimin e komponentëve kritikë dhe lëndëve të para për teknologjitë e energjisë së rinovueshme.
3. Qeveritë duhet të ndërtojnë korniza dhe të reformojnë burokracitë për të barazuar kushtet e lojës për burimet e rinovueshme.
4. Qeveritë duhet t’i zhvendosin subvencionet nga lëndët djegëse të fosilizuara për të mbrojtur të varfërit dhe komunitetet më të cenueshme.
5. Investimet private dhe publike në energjinë e rinovueshme duhet të trefishohen në të paktën 4 trilion dollarë në vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb